Lois Openda, lojtar i Juventusit, iu nënshtrua një terapie të shumë komentuar me kupa në një “spa”. Imazhi i sulmuesit 26-vjeçar belg po bën xhiron e botë, është bërë tejet “viral”. Tek Openda u aplikuan kupa prej qelqi, plastike dhe bambuje, në shpinë e këmbë, duke krijuar një efekt “thithjeje” në lëkurë dhe favorizuar rikuperimin muskulor.

La terapia de succión que ha dejado en shock al mundo del fútbol: ¿Qué se hace Openda (Juventus)?

Qëllimi i këtyre kupave është të largojnë lëngun e bllokuar që pengon qarkullimin, duke stimuluar shkëmbimin e oksigjenit dhe ushqyerjen e gjakut. Do të shihet nëse ky sistem e ndihmon Openda, i cili po kritikohet shumë te Juventusi, për të rritur performancën e tij. Openda i nënshtrohet trajtimit të ventosaterapisë (cupping) që popullarizoi Benzema. Ish-lojtari i Real Madridit iu nënshtrohej rregullisht trajtimeve të ventosaterapisë.

Karim Benzema empleando la ventosaterapia

Më 2019, Benzema shfrytëzoi ndalesën e La Liga-s për ndeshjet e kombëtareve për t’u rikuperuar tek osteopati i njohur Jeffrey Smadja me ventosaterapi. Ventosaterapia është një teknikë e mjekësisë tradicionale kineze për të promovuar qarkullimin e lirë të ‘Qi’ (rrjedhja e energjisë jetësore) dhe të gjakut duke aplikuar kupa që krijojnë vakum mbi lëkurën e pacientit.

La terapia de succión que ha dejado en shock al mundo del fútbol: ¿Qué se hace Openda (Juventus)?

 

The post Futbollisti “i thithur” nga kupat; Openda shpjegon imazhin me të cilin tronditi botën e futbollit appeared first on Telesport.