Kombëtarja shqiptare e Futsallit është mposhtur me rezultatin 3-7 nga Turqia në ndeshjen e parë miqësore mes dy skuadrave, të zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova”, në Tiranë.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Arbër Shkodrës dhe Arif Limanit, duke zhvilluar një pjesë të parë pozitive përballë skuadrës turke.

Në fraksionin e dytë, Turqia arriti të përmbyste rezultatin dhe të merrte avantazhin, ndërsa Shqipëria reagoi me golin e Ermir Kryeziut, që ngushtoi diferencën në 3-6. Në minutat e mbetura, miqtë shënuan edhe një herë, duke vulosur fitoren me rezultatin 7-3.

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, në orën 15:00, sërish në parkun olimpik “Feti Borova”, në Tiranë.

The post Futsall/ Shqipëria mposhtet në miqësoren ndaj Turqisë, edhe pse pjesën e parë appeared first on Telesport.