Skuadra e Shkëndijës nga Haraçina ka mundur Pobedën në Prilep me 1-0, në takimin ku kishte disa incidente.
Filimisht kishte fyerje na bazë nacionale nga tifozët vendas drejt mysafirëve nga Shkupi brenda stadiumit, ndërsa në fund kishte edhe një sulm nga një tifoz i Pobedës në zhveshtoren e futbollistëve mysafirë.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe skuadra e Shkëndijës përmes në komunikate për media, të cilën e përcjellim në tërësi.
“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë. Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija Haraçinë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka paralajmëruar se do të ketë dënime duke filluar nga Komisioni Garues dhe ai i Disiplinës për të gjithë ata që kanë shkelur regulloren e garimit.
The post Fyerje nacionaliste dhe sulm nga tifozët, reagon KF Shkëndija Haraçinë appeared first on Alsat.

