Galaja e Festës së Pranverës, një risi artistike e teknologjike

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vijon intensivisht përgatitjet për Galanë e Festës së Pranverës të vitit 2026. Programet e katër skenave dytësore në Harbin të provincës Heilongjiang, Yiwu të provincës Zhejiang, Hefei të provincës Anhui dhe Yibin të provincës Sichuan u shfaqën për herë të parë dhe u bashkuan në provë me skenën kryesore në Pekin.

Programet e skenës kryesore ndërthurin shprehje inovative me kulturë tradicionale, duke sjellë hijeshinë klasike të stilit kombëtar në mënyrë më interaktive, më emocionale dhe më bashkëkohore. Shfaqja krijuese me këngë “He Hua Shen” (Nderim për Hyjneshën e Luleve) përdor “lulen” si simbol dhe, përmes imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe teknologjisë së zgjerimit të skenës reale, krijon një spektakël vizual “një hënë, një figurë, një peizazh; një lule, një gjendje, një pamje”, duke paraqitur ndërrimin e stinëve dhe estetikën e vazhdimësisë së jetës. Vallja “Hijeshi e Lashtë e Rrugës së Mëndafshit”, me këshilltare artistike profesoreshën Chang Shana nga Akademia e Arteve e Universitetit Tsinghua, sjell muralet mijëravjeçare në skenë dhe fton publikun në një udhëtim magjepsës përgjatë Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Kënga “Shtëpia e Vogël, Vit pas Viti” ndërthur stilin melodioz të këngës së Pingtan-it të qytetit Suzhou, duke kënduar jetën e ngrohtë të familjeve dhe zhvillimin e begatë të shoqërisë, si edhe shpresat për të ardhmen. Programet e operës bashkojnë Operën e Pekinit, Operën Ping, operën e Shanxing-ut dhe Operën e Kantonit dhe operën e provincës Henan, me katër breza në të njëjtën skenë, duke krijuar një pamje të bukur e plot gjallëri të artit të operës të Kinës.

Katër skenat dytësore kanë secila hijeshinë e vet. Nga akulli dhe bora te brigjet e lumit Jance, nga toka e inovacionit teknologjik te qytetet e reja tregtare, ato shfaqin gjallërinë lokale përmes krijimtarisë së re artistike.

Galaja e CMG-së do të vijojë të përpunohet me kujdes për t’u ofruar kinezëve anembanë botës dhe miqve ndërkombëtarë një “darkë festive të Vitit të Ri Kinez” plot thellësi kulturore dhe ngrohtësi njerëzore, duke bërë që bukuria e përhershme e estetikës kineze të vijojë të rrezatojë dhe të lulëzojë.