Galatasaray ka fituar 3-0 ndaj Fenerbahce në derbin e Stambollit të luajtur në “Rams Park”, duke vulosur kështu njëherë e mirë çështjen e titullit kampion në Turqi.
Në minutën e 11-të, Fenerbahce kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh, pas faullit të Davinson Sanchez ndaj Sidiki Cherif brenda në zonë, por Talisca gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e brazilianit përfundon jashtë.
Në minutën e 21-të, vendasit pretendojnë për një penallti, pasi një kontakti brenda në zonë mes Dorgeles Nene Dhe Leroy Sane, por arbitri mendon që ishte çdo gjë “ok”. Derbi u zhbllokua në minutën e 40-të, ku Victor Osimhen shtyu topin në rrjetë, pas një rivënieje të gjatë anësore dhe asistit të Mario Lemina.
Në pjesën e dytë, Galatasaray shënoi edhe dy herë të tjera, me Barış Alper Yılmaz në minutën e 67-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe Lucas Torreira, pas një gafe të portierit të dytë, Mert Günok, i cili zëvendësoi Ederson. Braziliani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62-të, duke e lënë Fenerbahce-n me një lojtar më pak.
Galatasaray fiton 3-0 dhe kur duhen tre javë para fundit, kryeson renditjen me 74 pikë, 7 pikë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.
The post Galatasaray fiton derbin e Stambollit ndaj Fenerbahce dhe vulos titullin (video) appeared first on Telesport.
