Edhe pse kaloi i pari në avantazh me supergolin e Yunus Akgun, Galatasaray u mund 4-1 nga Samsunspor, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Superligës turke. Për vendasit shënuan dopietë Marius dhe Cherif Ndiaye. Galatasaray-it i mjafton një fitore në dy javët e fundit për të siguruar zyrtarisht titullin.

Pas shkarkimit të Domenico Tedesco pas humbjes në derbin ndaj Galatasaray, Fenerbahce është rikthyer te fitorja duke mposhtur Basaksehir në shtëpi me shifrat 3-1, falë dopietës së brazilianit Talisca. Tani, Fenerbahce-s i duhet vetëm një fitore për të siguruar zyrtarisht vendin në Champions League për fazën e plau-off-it.

Trabzonspor ka barazuar 1-1 në shtëpi nga Goztepe. Me këtë rezultat, Trabzonspor shuan mundësinë për vendin e dytë, që të kualifikon në Champions. Me barazimin e sotmë, siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Ernest Muçi luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. Nuk dihet nëse ishte zgjedhje e trajnerit apo Muçi ka shfaqur ndonjë problem në fushë.

SHIKOGOLAT

The post Galatasaray shtyn festën e titullit, Muçi luan vetëm 45 minuta në barazimin e Trabzonspor (video) appeared first on Telesport.