Familja është qeliza bazë e çdo shoqërie dhe themeli mbi të cilin ndërtohet çdo jetë njerëzore, tha Juliana Gapo drejtoresha e SOS fshatrave të fëmijëve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes – 15 Maj. Statistikat tregojnë se afërsisht 8,000 fëmijë në Maqedoni janë në rrezik, 1,029 fëmijë janë pa kujdes prindëror, 3,994 fëmijë jetojnë në komunitete ku ka probleme martesore dhe familjare, dhe 2,768 fëmijë të tjerë janë në rrezik tjetër social. Ajo deklaron se që nga viti 2001, Fshati i Fëmijëve SOS ka punuar me përkushtim për të arritur misionin ASNJË FËMIJË NUK DUHET TË RRITET VETË. Programet e SOS synojnë mbështetjen e familjeve kujdestare, forcimin e familjeve në rrezik dhe pavarësinë ekonomike të të rinjve nga grupet vulnerabël. Në këto 24 vjet, Gapo thotë se kanë arritur të ndryshojmë jetën e më shumë se 5,000 fëmijëve dhe të rinjve, duke i mundësuar ata të rriten në një mjedis familjar të sigurt dhe të kujdesshëm dhe të jenë individë të pavarur financiarisht të qëndrueshëm në shoqëri.

Për këtë SOS po feston Ditën e Familjes me një këngë të re “Buzëqesh”.

“Në shtet ka gjithsej rreth 380 familje kujdestare me 66 përdorues, mund të thoni që ajo është e mjaftushme dhe kjo që ne e bëjmë dhe atë që po e bën shteti, megjithatë nesër nëse hapen 100 familje kujdestare do të mbushen për 1 muaj, nesër nëse hapen 10 Qendra Këshillimi për ndihmë për prindërit, dhe familje që janë në rreziqe të mëdha sociale poashtu do të jenë të zënë”, tha Juliana Gapo, drejtoreshë e SOS Fshatrave të Fëmijëve.

“Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga ekipi përreth meje, të gjithë që e pamë pjesa përfundoi, shumë të kënaqur jemi nga ajo sesi doli, t’u dëshirojmë jetë të gjatë dhe më tej të jetë simbol për buzëqeshje, energji pozitive sepse buzëqeshja është përkufizimi i ditës së sotme”, theksoi Igor Atanasoski, autor i këngës “buzëqesh” .