Sandro Tonali do të largohet nga Newcastle gjatë merkatos verore që po vjen, por jo nga Premier League. Pavarësisht se për mesfushorin italian ka një interesim të madh nga disa klube si Juventus, Bayern, PSG, Real Madrid etj, 25-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në Angli.
Mediet angleze zbulojnë se beteja konkrete për të transferuar Tonalin po zhvillohet mes dy ekipeve të Manchesterit: United dhe City. Guardiola e pëlqen shumë italianin dhe e sheh atë si një zëvendësues ideal të Bernardo Silva, portugezi do të largohet falas.
Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” do të rifreskojnë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, duke ditur largimin e sigurt të Casemiro dhe largimin e mundshëm të Manuel Ugarte.
Megjithatë, largimi nga Newcastle nuk do të jetë paska i lehtë për italianin. “Qymyrxhinjtë” do të pranojnë të heqin dorë prej tij vetëm për një ofertë mbi 70 milionë euro.
The post Garë dyshe për Sandro Tonali-n, italiani në verë do të transferohet te një nga këto dy ekipe appeared first on Telesport.
