Paul Gascoigne nuk ka më nevojë për maska. Në moshën 58-vjeçare, përpara kamerave dhe me librin e tij të ri në dorë, ish-ylli i futbollit anglez ka rrëfyer hapur periudhat më të errëta të jetës. “Gazza”, siç e quanin tifozët, foli me emocion për betejën e gjatë kundër alkoolit, mes kujtimesh të hidhura e ndjenjash të forta.

Një episod simbolik është ai i finales së Kupës së Ligës më 1996 me Rangers: “Në pushim, trajneri më pyeti nëse kisha pirë. I thashë jo. Ai më tha: Atëherë shko pi diçka. Piva 9 ‘brandy’ (pije alkoolike), dola në fushë, shënova dy gola dhe u zgjodha lojtari i ndeshjes. Pastaj nuk më lanë të shkoja në darkën mbas ndeshjes, sepse kisha pirë shumë”.

Pas humorit, fshihet dhimbja… Gascoigne rrëfeu se qëndroi muaj të tërë pa folur me prindërit, derisa babai e dërgoi në rehabilitim: “Ato 11 ditë më shpëtuan jetën”. Ai kujtoi edhe traumën e fëmijërisë, kur pa të vdiste në krahët e tij vëllai i një shoku, pas një aksidenti. “Nuk e kam kaluar kurrë plotësisht atë traumë, – thotë “Gazza”. – Kam bërë shumë marrëzira, por sot përpiqem ta shoh jetën ndryshe”.

The post Gascoigne: Shënova 2 gola, pasi piva 9 pije alkoolike. Traumë e madhe, ajo foshnjë më vdiq në krahë… appeared first on Telesport.