Kërkesat e partive shqiptare për futjen e Badenterit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, nuk duhet të jenë temë tabu dhe për këtë duhet të diskutohet nga aspekti politik dhe profesional, përcjell TV21. Ai theksoi se nuk duhet të ekzistojnë paragjykime që do të pengojnë vendimmarrjen cilësore.
“Mendoj se çështja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të jetë tabu temë. Mendoj që duhet të diskutohet nga disa dimensione, nga dimensioni politik dhe profesional. Mbi të gjitha duhet ta kemi parasysh që Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe cilësore në sjelljen e vendimeve për të cilat edhe është formuar, në funksion të mbrojtjes së Kushtetutës dhe kushtetutshmërisë së ligjeve”, tha Gashi.
