Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe theksoi se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre.
“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
Ai apelon deri te qytetarët që të dalin edhe ta shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje lokale.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona”, theksoi Gashi.

