Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me rastin e Pashkëve iu uron të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike.

“Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie”, shkruan Gashi.

Gashi shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

The post Gashi uron Pashkët: Mesazh për shpresë, dashuri dhe paqe appeared first on Alsat.