Rino Gattuso është në “pole position” për rolin e trajnerit të kombëtares italiane të futbollit pas tërheqjes së Claudio Ranieri në momentin e fundit. Pas tij edhe Stefano Pioli ka refuzuar, për shkak se është pranë transferimit te Fiorentina.

Në këtë pikë, për Federatën Italiane është koha për të reflektuar. FIGC i ka dhënë vetes 48 orë kohë për të zgjedhur emrin për të zëvendësuar Spalletti. Kandidatë seriozë janë disa nga heronjtë e Botërorit 2006.

Edhe Daniele De Rossi mbetet në mesin e kandidatëve, por aktualisht i pari në listë është Gennaro Gattuso. Madje në orët e fundit kanë nisur kontaktet e para mes FIGC dhe trajnerit, që sezonin e fundit drejtoi Hajduk Split në Kroaci.

Karakteristikat tashmë janë të qarta: Një trajner jo i fiksuar pas taktikave dhe me sens të përbashkët. Një i ashtuquajtur normalizues. Megjithatë, është e vështirë të gjesh një emër të besueshëm.

Edhe Roberto Mancini do të mbetej mes kandidatëve, por marrëdhëniet me Gravinën sigurisht që nuk janë idilike pas lamtumirës së tij në kombëtare. Trajneri i Euro 2020 praktikisht ka dhënë gadishmërinë e tij ditët e fundit.

Mancini deklaroi se është penduar për zgjedhjen e tij dhe se, nëse do të mund të kthehej mbrapa, do të kishte vazhduar të drejtonte kombëtaren. Zgjedhja e tij është shumë e mirëpritur, pasi e shohin si kandidatin ideal.

The post Gattuso në “pole” për të marrë kombëtaren italiane, Mancini “i penduar” kërkon të rikthehet appeared first on Telesport.