Vincent Duluc, një nga gazetarët kryesor në “L’Equipe”, ka shkaktuar mjaft polemika dhe debate së fundmi, me formacionin më të mirë në historinë e Champions League, të zgjedhur prej tij.
Deluc la jashtë Cristiano Ronaldon, golashënuesin më të mirë të këtij kompeticioni, dhe nuk gjeti vend as për asnjë lojtar francez. Ai është përpjekur të gjejë një ekuilibër midis formatit të vjetër që nisi në vitin 1955, por edhe atij të kohës moderne që nisi nga viti 1992.
Një tjetër pikë që ka ndezur debat është fakti që nuk ka përfshirë në këtë formacion asnjë lojtar francez, gjë për të cilën është kritikuar shumë. Në Francë, e konsiderojnë si të papranueshme që të mungojnë emra si Platini apo Zidane në këtë formacion.
Portier: Ray Clemence- Liverpool
Mbrojtës i djathtë: Dani Carvajal- Real Madrid
Qendërmbrojtës: Franz Beckenbauer- Bayern Munich
Qendërmbrojtës: Franco Baresi- Milan
Mbrojtës i majtë: Paolo Maldini- Milan
Mesfushor: Luka Modric- Real Madrid
Mesfushor: Andres Iniesta- Barcelona
Krahu i majtë: Lionel Messi- Barcelona
Lojtar: Johan Cruyff- Ajax
Krahu i djathtë: George Best- Manchester United
Sulmues: Alfredo Di Stefano- Real Madrid

The post Gazetari i L’Equipe zgjedh formacionin më të mirë në Champions League dhe lë jashtë Cristiano Ronaldon (foto) appeared first on Telesport.
