
Shoqata e bamirësisë së Hasanbegut organizoi shpërndarjen e pakove për fëmijët e Shkolla Fillore 22 Nëntori në Hasanbeg, në prag të Fitër Bajrami.
Gjatë kësaj nisme, fëmijëve të ciklit të ulët iu shpërndanë dhurata, ndërsa buzëqeshja dhe gëzimi i tyre mbetën motivimi ynë për të vazhduar me punë të pandalshme dhe angazhim në të mirë të vendit tonë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në sjelljen e këtij gëzimi tek fëmijët.
