Alberto Gilardino, në një intervistë për kanalet zyrtare të Pisa, para ndeshjes ndaj Milanit, vlerësoi kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Massimiliano Allegri: “Është një ekip me kompaktësi të madhe në mbrojtje, falë Allegrit, i cili ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e lojtarëve individualë. Milani ka lojtarë që bëjnë diferencën; ka teknikë, fizik, shpejtësi. T’ia japësh kaq shpejt ekipit një mentalitet të tillë, është merita e Allegrit”.

Për Max shtoi: “Është një pikë referimi, trajner shumë i përgatitur, ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Arriti t’i japë menjëherë Milanit një identitet, kjo është forca e tij”.

Gilardino kujtoi edhe kohën e tij te Milani: “Ishte një pjesë e bukur e karrierës sime. Me atë grup dhe Ancelottin fituam gjithçka. Të kthehem në një nga stadiumet më të bukura të botës, gjithmonë bën përshtypje”.

 

The post Gilardino lartëson Allegrin, para përballjes direkte: Pikë referimi, kaq shpejt i dha Milanit identitet appeared first on Telesport.