Eli Fara, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu, do të performojë në Gjakovë në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.
Gjakova do të jetë nikoqire e një mbrëmjeje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare, më 28 nëntor, kur këngëtarja e njohur Eli Fara do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Koncerti do të nisë në orën 20:00, ku në njoftim është theksuar rëndësia e prezantimit të muzikës së mirëfilltë shqipe dhe traditës muzikore korçare.
“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”.
“Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria. Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi”, thuhet në njoftim.
The post Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor appeared first on Veriu.info.
