Gjashtë institucione shtetërore nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin më të shpejtë e më të sigurt të të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Memorandumi u nënshkrua në kuadër të projektit LERMS, të financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon digjitalizimin e procedurave dhe menaxhimin më efikas të lëndëve.

Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, theksoi rëndësinë e informacionit të saktë dhe në kohë për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ndërsa përfaqësuesja e BE-së, Roberta Corteze, vlerësoi se ky projekt dëshmon rëndësinë e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.