Gjatë ditës pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 14 deri në 20 gradë Celsius
.Në Shkup pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Në vijim pritet periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, me mëngjese më të ftohta dhe kushte për mjegull në disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa temperaturat ditore do të mbeten pothuajse të pandryshuara.

