Gazetare: Ajnur Bafqari

Gjatë fundjavës së zgjatur tre persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dhjetëra qytetarë janë kontrolluar gjatë aksioneve të intensifikuara policore, të zhvilluara nëpër lokalet e  kryeqytetit. Te dy persona është gjetur drogë, ndërsa i treti është privuar nga liria për armëmbajtje pa leje.

“Në territorin e SPB Shkup janë kryer kontrolle në 11 objekte hotelierike, gjashtë kazino dhe dy klube nate. Gjatë kohës së kontrolleve janë privuar nga liria 3 persona. Te dy preh të cilëve gjatë kontrollit është gjetur drogë, ndërsa personi i tretë është privuar nga liria sipas nenit 80 të ligjit për armë. Janë legjitimuar 104 persona, ndërsa është kryer kontroll te 12”, deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet kanë për qëllim parandalimin e dukurive devijuese.

“Në kohën e vikendit të zgjatur, po ashtu janë ndërmarrë masa dhe aktivitete kompetente përmes të cilave janë kryer kontrolle në objekte hotelierike dhe klube nate, me qëllim pengimin e sjelljeve devijuese, si shërbimi i alkoolit ndaj të miturve si dhe kontrolle të përforcuara me qëllim zbulimin e mjeteve narkotike dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, theksoi Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo prishje të rendit dhe qetësisë publike./Alsat.mk.

The post Gjatë fundjavës së zgjatur, tre persona janë arrestuar dhe dhjetëra qytetarë janë kontrolluar në aksione policore të intensifikuara appeared first on Alsat.