Në gjysmën e parë të vitit, 103 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, krahasuar me 315 persona gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, raporton “euronews.al”.
Sipas njoftimit, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare kërkojnë të marrin shtetësi të tjera, si italiane, gjermane ose franceze, ku ligjet e tyre nuk lejojnë mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë.
Vitin e kaluar, 900 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një vit. Ndërkaq, që nga viti 2004 deri në 2024, rreth 522,000 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë nga shtetësia.
Nga ana tjetër, gjatë periudhës janar – qershor, 400 persona kanë paraqitur kërkesë për të marrë pasaportë shqiptare, kryesisht shqiptarë të lindur jashtë vendit, veçanërisht fëmijë të emigrantëve, të cilët synojnë të fitojnë shtetësinë e prindërve të tyre ose të kenë dy pasaporta. Ndër ta ka edhe qytetarë shqiptarë nga vendet fqinje, ku lejohet mbajtja e dyfishtë e shtetësisë.