Pasditen e djeshme në fshatin Koliçan i Epërm janë gjetur eshtra që dyshohet se janë njerëzore, ndërsa pranë tyre edhe veshje. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Më 12.02.2026 në ora 16:49 në SPB Shkup është raportuar se në vendin e quajtur “Livadhet e Sulejmanit” në fshatin Koliçan i Epërm, rajoni i Shkupit, janë gjetur kocka që i ngjajnë atyre njerëzore, ndërsa në afërsi janë gjetur edhe veshmbathje. Në vendin e ngjarjes ka kryer kontroll një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
