Gazetare: Ajnur Bafqari

Në Kumanovë, gjimnazistët e “Sami Frashërit” edhe këtë vit u ulën në bankat e objektit të vjetër shkollor, pa hapësira adekuate dhe larg kushteve që meriton një shkollë. Premtimi i njohur “objekti i ri do të jetë gati vitin e ardhshëm” përsëritet edhe këtë vit. Autoritetet këmbëngulin se në shtatorin e 2026-tës, nxënësit do të mësojnë në objektin e ri. Ata nënvizojnë se rreth 80 për qind e punimeve tashmë kanë përfunduar.

“Ndërtimi po zhvillohet në dinamikën e duhur dhe me këtë dinamikë, jam i bindur se nxënësit do ta fillojnë vitin 2026 në objektin e ri shkollor. 16:38 Mendoj se është shumë e mundur, nga ajo që kemi inspektuar punimet, pjesa e jashtme vetëm se është përfunduar, tash punohet brenda, çështja e fasadimit dhe në fund mbetet vendosja e inventarit dhe mendoj se nuk nevojitet më shumë kohë një vit”, tha Driton Sulejmani, Këshilltar në Komunën e Kumanovës.

Përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit, thonë se gjatë kësaj periudhe ka pasur ngecje për shkak se janë përballur me lëshime të shumta në projekt, probleme me buxhetin, si dhe probleme teknike me dokumentacionin. Ata nënvizojnë që do të përpiqen që punimet të përfundojnë në afatin e paraparë, por nuk janë të sigurt se nuk do të ketë ngecje të tjera, për shkak të disa problemeve teknike dhe me dokumentacionin.

“Nëse i zgjedhim problemet teknike që i kemi, me dokumentacionin, se kemi një rrugë të paraparë këtu, nuk kemi leje për rrugë, ne duhet ta kalojmë ujësjellësin kanalizimin në këtë rrugë këtu, ende nuk kemi leje për këtë rrugë, ende ka probleme brenda teknike që duhet të zgjidhen në projekt. Por ka probleme tjera, sepse edhe oborri i shkollës, nuk është i planifikuar në projektin që po e realizojmë, nuk mund ta hap një shkollë nëse nuk e ka të rregulluar oborrin dhe pranim teknik nuk mund t’i bëjë”, tha Shkumbin Shabani, kompania e ndërtimit.

Objekti i ri premtohet me vite, por nxënësit vazhdojnë të mësojnë në ndërtesën e ish kombinatit industrial bujqësor. Në objektin e njëjtë mësojnë edhe nxënësit e shkollës teknike. Objekti është gjendje jo të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Klasat janë jashtë standardeve ndërsa mungojnë edhe kabinetet dhe kushtet e tjera për mësim./Alsat.mk

The post Gjimnazistët e “Sami Frashërit” duhet të presin edhe një vit për objektin e ri appeared first on Alsat.