Lajm i keq për kombëtaren. Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në Air Albania, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.
Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar.
“Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha braziliani për mediat.
The post Gjimshiti lë kombëtaren, Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin appeared first on Telesport.
