Gazetar: Suad Bajrami
Vazhdon të mbahet pezull vendimi për lëndën më të vjetër e mbase dhe më të nxehtë në Gjykatën Kushtetuese që ka të bëjë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, meqë Kuvendi nuk e ka zgjedhur gjyqtaren e propozuar nga Këshilli Gjyqësor, Meri Dika Georgievska. Zgjedhja e gjyqtares, e cila do të plotësonte përbërjen e Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë dhe kushtin për të vendosur për Ligjin e Gjuhëve, gjithashtu ka parandaluar edhe mbajtjen e seancës përgatitore në të cilën ekspertë ekspertë vendor dhe ndërkombëtar do të deklaroheshin për çështjet e diskutueshme.
Nga shtëpia legjislative theksojnë për Alsat, se pika për zgjedhjen e gjyqtares është vendosur në seancën e 97-të, megjithatë dy herë është tentuar, por nuk është zgjedhur, një herë më 8 prill e pastaj më 19 maj.
“Propozimi i zgjedhjes së gjykatësit vetëm se është vendosur në seancën me numër 97 të Kuvendit, por për shkak se nuk kishte përfaqësues të Këshillit Gjyqësor nuk u shqyrtua pika. Kur të ketë kushte do të vazhdojë procesi”, thanë nga Kuvendi i Maqedonisë.
• Pika për zgjedhjen e gjyqtarit është vendosur në seancën 97
• Nuk është zgjedhur gjyqtari se nuk kishte përfaqësues të Këshillit Gjyqësor
Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se janë në pritje të veprimit të Kuvendit. Ndërkohë nëse në gjashtë muajt e ardhshëm nuk vendoset për lëndën, atëherë mund të ketë shtyrje të re meqë dy gjyqtarëve aktual mbaron mandati, respektivisht Osman Kadriut dhe Darko Kostadinovskit i cili është dhe kryetar gjykate. Megjithatë, kryetari Kostadinovski disa herë ka theksuar se këtë vit çështja e lëndës së Ligjit të Gjuhëve do të mbyllet.
Ndërkohë gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në një intervistën për Alsat muajin e kaluar, theksoi që nëse shfuqizohet neni 23 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka të bëjë me harmonizimin e ligjit me ligjet tjera, atëherë përdorimi zyrtar i shqipes do të zhbëhet. Lënda është shkas edhe i përplasjeve dhe kritikave të ashpra mes partive politike dhe jo vetëm./Alsat.mk.
The post Gjuha / Lënda për ligjin, pezull në gjykatë appeared first on Alsat.
