Gjykata e Apelit sot vendos për dënimet me burgim të përjetshëm për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Sot në Gjykatën e Apelit po mbahet seanca lidhur me ankesat e parashtruara ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Para gjykatës u shqyrtuan ankesat e katër të dënuarve, të cilët në shkallë të parë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjet, si dhe me nga 10 vite burg për rrëmbimin e Vanjës.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, gjykata ka vërtetuar se veprat janë kryer sipas një plani paraprak me qëllim zhvatjen e parave. Vanja ishte rrëmbyer për të ushtruar presion mbi një anëtar të familjes së saj të ngushtë, ndërsa Pançe Zhezhovski ishte rrëmbyer për t’iu marrë automjeti, i cili më vonë u përdor në rastin konkret. Vanja dhe Pançe u raportuan si të zhdukur në nëntor të vitit 2023, ndërsa trupat e tyre u gjetën më 3 dhjetor të po atij viti.

Përmes ankesave, të dënuarit kërkojnë shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimin e lëndës në rigjykim. Ndërkohë, edhe prokuroria ka parashtruar ankesë lidhur me pjesën e aktgjykimit lirues për Aleksandar Gjorçevskin, babain e Vanjës, i cili në shkallë të parë u lirua nga akuzat.

Procedura në Apel paraqet fazën e radhës kyçe në një nga rastet gjyqësore më të rënda dhe më të ndjekura në vend gjatë viteve të fundit. Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë do të tregojë nëse aktgjykimi fillestar do të konfirmohet