Edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski në seancë kuvendore pretendoi se në Gjykatën Kushtetuese tanimë është marrë vendim për shfuqizim të rritjes lineare të pensioneve, nga Kushtetuesja njoftojnë se nuk kanë marrë asnjë vendim për këtë çështje. Siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, në seancën e 24 të mbajtur më 19 nëntor, me shumicë votash kanë ngritur dyshime për kushtetueshmërinë e nenit 2 nga ligji dhe në vijim është faza e dytë ku kërkohen mendime nga dorëzuesit e ligjit. Nga Kushtetuesja njoftuan se nuk do t’i rishqyrtojnë dispozitat të cilat përfshijnë rritjen e pensioneve dy herë nga 2500 denarë dhe kështu nuk do të ketë asnjë ulje të pensioneve nga muaji i ardhshëm. /Alsat.mk
The post Gjykata Kushtetuese: Nuk ka vendim për shfuqizimin e rritjes lineare të pensioneve appeared first on Alsat.
