Gazetar: Zekirija Haxhiu
Rritje e re e çmimeve të derivateve. Benzina shtrenjtohet për 3 denarë ndërsa nafta për 4,5 denarë. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi për çmimet e reja bazuar në siç thonë, çmimet referuese të derivateve në tregjet botërore. Nga mesnata, benzina BS 95 do të kushtojë 93 denarë për litër ndërsa BS 98 – 95 denarë për litër. Dizeli do të shitet për 98,5 denarë për litër. Shtrenjtim prej 5 denarëve ka edhe tek vaji ekstra i lehtë e cila do të shitet për 98 denarë.
“Rafineritë nuk mund të punojnë pasi shumë prej tyre janë shkatërruar nga luftërat si në Rusi ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Tani në treg ka mungesë të derivateve, jo të naftës së papërpunuar. Derisa të kalojë, relativisht do të kemi çmime të larta”, tha Aco Ristov, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Këto çmime pritet të vlejnë deri më 3 gusht. Për të zbutur situatën kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë paralajmëroi mundësinë e uljes së TVSH-së si pako e masave që po përgatitë Qeveria. Një gjë të tillë pret edhe Komisioni Rregullator
“Qeveria tha se do të vendosë deri në fund të kësaj jave. Çmimet e bursës shkuan mbi 1200 dollarë për ton, ndërkohë afrohemi deri në 100 denarë të çmimit të naftës dhe mendoj se kjo është pengesa. 15 ditë skadojnë në fund të kësaj jave dhe në bazë të kësaj do të vendoset dhe zbatimi i akcizave dhe eventualisht nëse Qeveria do të marrë vendim për ulje të TVSH-së. Më 4 gusht duhet të kemi çmime të reja, shpresoj të jenë më të volitshme pasi kjo u bë problem”, tha Ristov.
Brenda muajit çmimi i derivateve te ne vazhdimisht ka shënuar rritje, ndërsa ekziston frika që shtrenjtimi do të ndikojë edhe ndaj çmimeve të transportit, por dhe produkteve./Alsat.mk
The post Goditje e re për shoferët, shtrenjtohen benzina e dizeli appeared first on Alsat.
