Pas “hat-trick” ndaj Betisit në vetëm 29 minuta, Ferran Torres pritet të rikthehet titullar ndaj Osasunës në “Spotify Camp Nou”. Në aspektin e golave, vetëm Kilian Mbape ka shënuar më shumë se valenciani. Francezi ka 16 gola (4 nga penalltia), ndërsa Ferran ka 11 gola, të gjithë nga loja.
Këtyre iu shtohen 7 gola në 5 muajt e parë të vitit 2025, duke e çuar totalin vjetor në 18. Sipas “Opta”, asnjë futbollist spanjoll nuk e ka kaluar që nga janari. Mes Osasunës dhe Villarrealit, ai mund të arrijë 21 gola, shifrën e Xherard Moreno (2021).
Në garat vendase, Ferran është i dyti në 5 ligat e mëdha për gola nga loja, pa penallti: 1,07, pas Harri Kejnit (1,09); pas tyre Haland (1,06), Levandovski (0,99), Mbape (0,78).
Me Barçën ka 57 gola në 177 ndeshje dhe këtë sezon shënon çdo 90 minuta (13 gola në 1.171 minuta lojë), më mirë se Levandovski (1 gol çdo 111 minuta). Ferran Torres është 6 gola larg rekordit të tij blaugrana.
The post Golashënuesit: Ferran Torres pas Mbapes, por para Levandovskit appeared first on Alsat.
