Ka ardhur goli i parë i mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po përballet me Inter-in, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League.

Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe tek zikaltrit. SHIKOGOLIN 

Kujtojmë s e në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin. Pas një pasimi fantastik të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi.  SHIKORASTIN

 

 

 

The post GOOOOOOOOOOL! Martinez hesht “Allianz Arena-n”, Interi kalon në avantazh (video) appeared first on Telesport.