Edhe pse Argjentina e nisi më mirë pjesën e dytë, duke kërkuar të gjejë golin që në minutën e 47-të, me dy tentativa të Julian Alvarez, janë anglezët ata që kalojnë të parët në avantazh.

Sfida u zhbllokua në minutën e 54-të, ku pas një aksioni tipik të anglezëve dhe asistit të Jude Bellingham ishte Anthony Gordon ai i cili dërgoi topin në portën e Emi Martinez., duke përfituar edhe nga një mungesë vëmendjeje e Nahuel Molina.

Ky është goli i parë për Gordon në Botëror. Argjentina kërkon direkt golin, në minutën e 57-të, Djed Spence bën një ndërhyrje të jashtëzakonshem në fund ndaj Giulliano Simeone, duke i hequr nga këmbët golin e sigurt.

SHIKOGOLIN

The post Gordoooooooooon! Zhbllokohet Angli-Argjentinë, aksion i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve” (video) appeared first on Telesport.