Gostivar: Shtetasi turk kapet me substanca narkotike gjatë bastisjes

Më 04.10.2025 në orën 03:10 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Xh.Sh.(24) nga Republika e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, sepse në automjet u gjet dhe është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pas urdhrit të marrë nga gjykata, sot në orën 09:30 është kryer edhe bastisje në shtëpi dhe ambiente ndihmëse në Gostivar, ku ai banonte, dhe gjatë bastisjes jsnë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe kokainë.

Pas dokumentimit të rastit, kundër Xh.Sh. do të bëhet kallëzim penal përkatës.