Ylli i Sunderland-it, Granit Xhaka, ishte i ftuar në emisionin Snack Wars të Sport Bible, ku provoi një seri ushqimesh të lehta dhe ëmbëlsirash nga vende të ndryshme.
Ai nisi me karamele Haribo nga Gjermania dhe Percy Pigs nga Mbretëria e Bashkuar, duke treguar se të dyja i pëlqyen, veçanërisht Percy Pigs, të cilat i kishte provuar që fëmijë, dhe zgjodhi versionin britanik.
Më pas, Xhaka u përball me ajvar nga Kosova dhe puding me bizele nga Anglia verilindore. Ai fillimisht provoi pudingun, që nuk i pëlqeu shumë, ndërsa ajvarin e shijoi dhe komentoi:
“Ky është ushqim tradicional nga Kosova, është i mrekullueshëm. E kam ngrënë thuajse çdo mëngjes deri sot, çdo familje shqiptare e ka në shtëpi.”
Ai e vlerësoi duke shtuar: “Shumë, shumë e mirë” dhe me shaka i dha gjashtë pikë.
Më pas provonte Toblerone nga Zvicra dhe Terry’s Chocolate Orange nga Mbretëria e Bashkuar, duke zgjedhur këtë të fundit pasi tha se Toblerone nuk i pëlqen shumë.
Xhaka gjithashtu u përball me ëmbëlsira si Tottenham Cake nga Mbretëria e Bashkuar dhe Pastel de Nata nga Portugalia, duke preferuar ëmbëlsirën portugeze.
Ai vazhdoi provimin duke shijuar një shumëllojshmëri ushqimesh dhe ëmbëlsirash gjatë gjithë intervistës, duke treguar shijen e tij të veçantë dhe preferencat për ushqimet tradicionale shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
