Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se jetëgjatësia e pritur në Maqedoni për periudhën 2022–2024 arrin 76,63 vjet. Gratë jetojnë më gjatë – ca mbi 78 vjet, ndërsa te burrat jetëgjatësia është rreth 74 vjet, pra 4,4 vjet më e shkurtër se ajo e grave.
Por pse?
Për këtë kërkuar mendimin e qytetarëve, për të dëgjuar se çfarë arsye gjejnë ata për këtë statistikë

-“Për shkak se më shumë punojnë, më shumë janë të angazhuara, nuk kanë mendime të gabuara në kokë, janë besnike ndaj familjes së tyre, mua nëse më pyesni për dallim nga burrat”.

-“Ndoshta burri ka më shumë përgjegjësi, normalisht edhe gruaja punon edhe burri. Megjithatë në një farë mënyrë më shumë përgjegjësi ka burri, ndikon kjo në tek burri. Për shkak se p.sh ka më shumë gra të cilat nuk punojnë, por vetëm me punë të shtëpisë, ndërsa burri ka më shumë përgjegjësi t’i shkollojë fëmijët, të shkojë të punojë”.

“Mendoj që gjenetika te gratë është ajo që është më dominante kur flasim për jetën, por nuk është vetëm gjenetika ka edhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në jetëgjatësinë, konkretisht për gratë”.
-Cilët janë ata faktorë?
-“Në përgjithësi njihen ata faktorë, domethënë dieta, vendi ku ata jetojnë, stresi që e kanë më pak”.

-“Kanë jetë më të rëndë se burrat dhe me siguri jeta i ka përgatitur që ata të jetojnë më gjatë”.

Statistikat tregojnë se gratë në Maqedoni jetojnë vazhdimisht më gjatë se burrat, dhe arsyeja më e zakonshme e vdekshmërisë mbeten sëmundjet e sistemit qarkullues.

Sa i përket të dhënave për Bashkimin Euorpian, jetëgjatësia e pritur vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, jetëgjatësia e pritur në lindje në BE arrin 81,5 vjet, që është një rritje prej 0,1 vjet krahasuar me vitin 2023. Eurostat nuk ka të dhëna të reja për Maqedoninë pas vitit 2010, kur jetëgjatësia e pritur ishte 77,2 vjet, ndërsa në vitin 2000 ishte 73 vjet.