Sinem Gündoğdu, bashkëshortja e Hakan Calhanoglu, ka reaguar ndaj deklaratave të kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, i cili tha se “kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet”. Edhe pse Lautaro nuk e përmendi emrin e mesfushorit turk, presidenti i Interit, Beppe Marotta, pranoi se fjalët e tij kishin të bënin me Calhanoglun.
Në një postim në Instagram, Sinem shkroi: “Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje, por ndaj nevojës që kanë për ty. Sapo ndryshojnë nevojat, ndryshon edhe besnikëria. Mos u pendo që ke një zemër të mirë, Hakan. Gjërat e mira gjithmonë kthehen.”
Calhanoglu nuk ishte pjesë e skuadrës së Interit në Kupën e Botës për Klube për shkak të një dëmtimi dhe u rikthye në Evropë përpara ndeshjes me Fluminense, së bashku me disa lojtarë të tjerë.
Sipas raportimeve, ai ka një marrëveshje verbale me Galatasarayn, megjithatë, Marotta ka deklaruar se lojtari nuk ka kërkuar zyrtarisht largimin nga klubi.
The post Gruaja e Calhanoglu i kundërpërgjigjet Lautaro Martinezit appeared first on Alsat.
