Paditësja, Nekla Ozmen (55), jeton në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, dhe ngriti një padi në Gjykatën e 27-të të Familjes në Ankara më 25 shtator. Gjykata e rrëzoi menjëherë padinë e çuditshme, por ajo paraqiti një apel.
Nekla pretendon se ka lindur në vitin 1970 dhe është zyrtarisht e regjistruar si vajza e Sati dhe Dursun Ozmen, çiftit që e rriti. Ajo pretendon se më vonë zbuloi se ishte e birësuar dhe se Sati ia kishte treguar të vërtetën në vitin 2017.
Nekla pretendon se një “shkëmbim foshnjash” ndodhi në një spital në Turqi rreth vitit 1970, me shumë mundësi në Ankara.
Sipas saj, Sati lindi një foshnjë të vdekur në spital dhe se një grua tjetër që lindi në të njëjtën kohë — një shtetase amerikane të cilën Nekla e identifikon vetëm si Sofia — ia dorëzoi të porsalindurin familjes Ozmen për ta rritur dhe regjistruar.

Nekla pretendon se Sofia tha se arsyeja ishte se fëmija ishte rezultat i një marrëdhënieje të paligjshme me Trumpin dhe se foshnja u rrit më pas nga familja Ozmen si e tyre. Ajo u kërkoi gjyqtarëve të përcaktonin atësinë dhe kërkoi testime gjenetike.
Në intervista me mediat turke, Nekla tha se vetëm mund të hamendësonte se si mund të ishin takuar Trump dhe Sofia.
Ajo pretendon se Sati i tha asaj se Sofia tregoi një foto të Trump kur fëmija lindi dhe dha detaje rreth babait.

Nekla theksoi se donte të fliste me Trumpin dhe këmbënguli: “Nuk dua t’i shkaktoj probleme. Dua vetëm të di të vërtetën. Dua vetëm të di nëse ai është babai im. Do të doja që ai të fliste me mua. Mund ta vërtetoj me një test ADN-je se ai është babai im, nëse ai pranon”, tha ajo për DHA Press.
“Unë besoj se ai është një baba i mirë. Unë besoj se as ai nuk do të më refuzojë”, shtoi gruaja turke.
Siç raportohet nga mediat turke, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e saj për shkak të mungesës së provave.
Por Nekla apeloi vendimin e gjykatës dhe gjithashtu dërgoi kërkesa në ambasadën amerikane, si dhe në gjykatat në SHBA.
The post Gruaja turke (55) pretendon se është fëmija biologjik i Donald Trump: Ajo ngriti edhe një padi appeared first on Alsat.
