Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka dorëzuar në Kuvend Propozim-Rezolutë për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Kosovës. Sipas njoftimit përmes kësaj nisme parlamentare kërkohet që proceset gjyqësore që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke garantuar prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen efektive dhe gjykimin brenda një afati të arsyeshëm për të gjithë të akuzuarit. Deputetët e Frontit Evropian u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie politike, që t’i bashkohen kësaj nisme dhe ta mbështesin Rezolutën. /Alsat.mk
The post Grupi parlamentar i Frontit Evropian propozon rezolutë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë appeared first on Alsat.
