Stërvitja nuk është ndalur për asnjë moment te skuadra e Manchester City, që përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj West Ham (pushim ka qenë vetëm 31 dhjetori).

Një lajm i mirë ka ardhur nga infermieria për trajnerin Pep Guardiola. Mesfushori Matheus Nunes është rikthyer në stërvitjen e Manchester City pas dëmtimit.

Mesfushori nuk ka luajtur për skuadrën e Pep Guardiola që nga humbja ndaj Manchester United, më 15 dhjetor. Një rikthim i rëndësishëm për skuadrën, që ka patur mjaft dëmtime dhe numri i lojtarëve në dispozicion ka qenë i limituar.

Megjithatë, portieri Ederson dhe mbrojtësi Ruben Dias nuk janë kthyer ende në stërvitje me grupin edhe pse mediat konfirmojnë se janë rikuperuar nga lëndimet. Duket se stafi mjekësor do t’i mbajë nën vëzhgim edhe për disa ditë.

The post Guadiola gjen buzëqeshjen, një lojtar rikthehet nga dëmtimi, dy të tjerë javën e ardhshme appeared first on Telesport.