Të mërkurën, më 19 shkurt, Manchester City do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në kthimin e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve, klubi anglez do të jetë mysafir i Real Madridit të Ancelottit, pasi e humbi ndeshjen e parë 3-2 me përmbysje. Megjithatë, Guardiola nuk është shumë optimist: “Kemi një përqindje minimale për të kaluar, mendoj se është rreth 1%”.
Manchester City vjen në këtë sfidë të Champions League me moralin e lartë, pas një fitoreje të rëndësishme në Premier League, 4-0 ndaj Newcastle. Ky sukses ka në bazë tregolëshin e blerjes së janarit, Marmoush. Megjithatë, në përfundim të ndeshjes, Guardiola kërkoi të ulë euforinë në konferencën për shtyp:
“Ky sezon ka qenë vërtet i dobët për sa iu përket rezultateve. Një ndeshje e luajtur shumë mirë, si kjo ndaj Newcastle, nuk i ndryshon faktet. Nuk jemi ende mjaftueshëm të mirë në punën tonë të përditshme”.
Më pas, duke folur për ndeshjen ndaj Real Madridit, trajneri spanjoll shtoi: “Do të provojmë, kjo është e sigurt. Do të shkojmë në Madrid për të fituar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.
The post Guardiola: Do të provojmë, por kemi 1% shanse për t’u kualifikuar në “Bernabéu” appeared first on Telesport.
