Pep Guardiola përjetoi të dielën një nga ato mbrëmje të vështira për t’u menaxhuar, edhe për një trajner të mësuar prej vitesh me presionin. Tekniku nga Santpedor i dha lamtumirën “Etihad” pas 10 vitesh historike në krye të Manchester City, një cikël i mbushur me trofe, rekorde dhe lidhje të veçantë me tifozët, të cilët e përshëndetën me emocion pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Aston Villa të Unai Emery.

Në një intervistë për “Tu Diràs” në RAC1, Guardiola foli për fundin e një epoke që ndryshoi historinë e klubit anglez: “Në Stamboll mbyllëm një cikël duke fituar Champions League, por më pas mendon menjëherë për sezonin e ri. Me kalimin e kohës do ta rihap atë kapitull, sepse ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Unë nuk jam njeri që shikon vazhdimisht çfarë ka fituar. Kjo qasje nuk më jep asgjë. Largohem me një valixhe plot kujtime, me njerëz të mrekullueshëm dhe momente të paharrueshme. Ka qenë një aventurë fantastike”.

Guardiola zbuloi gjithashtu se do të mbetet i lidhur me Manchester City: “Kërkova të vazhdoj të jem pranë klubit në nivel përfaqësimi dhe, nëse do të ketë nevojë për mua, do të jem këtu”. Në fund, Pep e bëri të qartë planin e tij të ardhshëm: “Jam plotësisht i mbushur, jam i lodhur, por aspak bosh. Përkundrazi. Tani ndalem, ndalem dhe ndalem”.

The post Guardiola e ka të qartë hapin e radhës: “Jam i lodhur, por jo bosh. Përkundrazi…” appeared first on Telesport.