Pep Guardiola u pyet në lidhje me të ardhmen e portierit të Man. Sitit, Ederson, dhe mbrojtësit Manuel Akanxhi. Këta të fundit janë dy nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar te klubi nga “Etihad”, me të dy që janë lidhur me transferime te gjiganti turk, Gallatasaraj.

Për të ardhmen e tyre ka folur edhe trajneri Guardiola, i cili ka zbuluar se ende nuk kanë vendosur për ta.

“Do të vendosim sonte pas darkës. Lojtarët e rinj gjithmonë sjellin energji dhe ide”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Kur u pyet për të ardhmen e Manuel Akanxhit, ai përsëriti: “Nuk e di. Ata janë lojtarët tanë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se do të ndodhin disa gjëra dhe do ta shohim”, përfundoi trajneri i Sitit.

The post Guardiola flet për të ardhmen e Akanxhit dhe Edersonit appeared first on Alsat.