Pep Guardiola e sheh skuadrën e tij thuajse si inferiore përpara sfidës së nesërme me Real Madrid në Champions League. Kështu u duk nga konferenca e tij për shtyp.

Tekniku spanjoll i ka vlerësuar në maksimum lojtarët e Real Madridit dhe ka theksuar se skuadra e tij ka probleme. City, në fakt, sivjet vërtet ka.

“Ne nuk kemi performuar edhe aq mirë këtë sezon dhe mendoj e meritojmë ku jemi tani. Shorti është short, fat, kështu që e pranojmë sfidën. Nuk krahasohemi dot me historinë që ka Real Madrid”.

“Duhen dy super ndeshje për të kaluar Realin. Nuk jemi konsistentë si vitet e kaluara. Kam besim te lojtarët e mi, por Real Madrid ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Ata kanë shumë aftësi”.

The post Guardiola flet si inferior para ndeshjes me Real Madridin! Mos është ky një kurth psikologjik? appeared first on Telesport.