Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar performancën e Phil Foden gjatë fitores 2-0 kundër Huddersfield në Carabao Cup. Foden ndihmoi “citizens” me një gol dhe një asist në për ta çuar ekipin e tij në raundin e katërt të turnout.
City tani do të përballet me Sëansea në raundin tjetër. “Jam shumë i kënaqur me Phil. Afër zonës kundërshtare mendoj se ai luan në mënyrë perfekte,” tha Guardiola pas ndeshjes.
“Kur ai luan pak i lirë dhe afër zonës, ai mund të bëjë diçka që është unike, ne e dimë këtë. Kur Phil luan në atë pozicion pas sulmuesve, ai është një kërcënim i vërtetë”, shtoi trajneri spanjoll.
The post Guardiola i thur lavde yllit të skuadrës: Kur ai luan afër zonës kundërshtare është i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.
