Manchester City do të luajë ndaj Sporting Lisbonë sot në Champions League dhe në fushë mund të zbresë për “citizens” edhe Kevin De Bruyne. Në sfidën e fundit në Premier League ndaj Bournemouth, ai ishte në stol.
Trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizoi asnjë minutë: “Dua që të jetë 100% i rikuperuar para se ta hedh në fushë. Ai po ndihet më mirë. Ndoshta mund të luajne 10-15 minuta, por veçanërisht me Kevinin përpiqem të kujdesem për të
”.“Kevin ka kaluar një muaj e gjysmë pa luajtur dhe ndeshja kundër Bournemouth ishte shumë sfiduese. Kemi nevojë për të dhe ai do të kthehet. Ne do të përpiqemi ta rikthejmë gradualisht, në kohën e duhur dhe në vendi i duhur për ta bërë atë”, tha Guardiola.
Guardiola foli edhe Kyle Ëalker: “Ai duhet të kthehet në rutinën e ndeshjeve dhe të fokusohet në atë që duhet të bëjmë. Ai është kapiteni ynë dhe ne kemi nevojë që ai të kthehet në maksimumin e tij dhe, hap pas hapi, ne shpresojmë që ai ta arrijë këtë”.
The post Guardiola ka një armë më shumë në Champions, pas 50 ditësh rikthehet në fushë De Bruyne appeared first on Telesport.

