Pep Guardiola ende nuk ka vendosur dhe i gjithë Manchester City pret të kuptojë të ardhmen e tij. Trajneri katalanas ka kontratë deri në qershor 2027, por prej muajsh shtohen sinjalet për një largim të parakohshëm, që në verën 2026. Vetë Guardiola ka ushqyer zërat, duke përmendur publikisht mundësinë e një pauze të gjatë pas eksperiencës me “Citizens”.

Sipas mediave angleze, ai duhej t’ua komunikonte vendimin drejtuesve gjatë pauzës së fundit të kombëtareve, por nuk pati asnjë takim apo njoftim. Sipas “Telegraph”, 55-vjeçari ka vendosur të presë deri në fund të sezonit. Vendimi përfundimtar pritet në maj, pasi ai dëshiron të vlerësojë gjendjen e skuadrës dhe të tijën personale, përpara se të vendosë për një vit tjetër apo largimin.

Ndërkohë, City po vlerëson pasuesit e mundshëm të katalanasit. Përveç Cesc Fàbregas, Xabi Alonso dhe Enzo Maresca, në listë janë edhe Vincent Kompany dhe Julian Nagelsmann.

 

The post Guardiola-Manchester City, e ardhmja mbetet enigmë. Vendoset në maj, dy emra të tjerë për pasuesin appeared first on Telesport.