Lajm i keq për Manchester City, të cilit në orët e fundit i është dashur të mësojnë se do të duhet të bëjë pa një “gur themeli” të skuadrës për një kohë të gjatë. Spanjolli ishte, ndër të tjera, edhe shënuesi i golit që iu dha “qytetarëve” të parin dhe deri tani të vetmin Champions League në historinë e tyre. Po flasim për golin e vetëm të finales së Stambollit ndaj Interit më 2023. Natyrisht po i referohemi Rodrit.
Te klubi nga “Etihad”, natyrisht, tashmë po mendojnë si ta zëvendësojnë një “peshë të rëndë” në vlerë absolute si Rodri, duke hetuar profile të ndryshme. Aktualisht janë katër kandidatë kryesorë, sipas “Teamtalk”, nga të cilët dy luajnë në Serie A. Ata janë Nicolò Barella i Interit dhe Ederson i Atalantës. Së bashku me ta, City po monitoron edhe Martin Zubimendin, trurin e Real Sociedad, dhe 20-vjeçarin Adam Wharton, një talent i ri në rritje i Crystal Palace.
Orët e fundit, Guardiola ka folur për situatën e Rodrit si vijon: “Do të jetë jashtë fushave për disa kohë, po. Ne jemi ende duke pritur vendimin e mjekëve, pikërisht diagnozën përfundimtare të dëmtimit që lojtari ka pësuar. Kur ta dimë, klubi do ta shpallë situatën konkrete dhe masat që do të marrim”.
The post Guardiola në kërkim të zëvendësuesit të Rodrit, në listën e dëshirave edhe dy emra nga Serie A appeared first on Telesport.