Një hetim i policisë në Nepal ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me sigurime të lidhur me guidat e Everestit, ku dyshohet se alpinistë të huaj janë droguar ose janë bërë qëllimisht të sëmurë për të nxitur evakuime të kushtueshme me helikopter.

Sipas autoriteteve, 32 persona janë akuzuar dhe 11 janë arrestuar deri tani, ndërsa skema dyshohet se ka prekur rreth 4,782 alpinistë ndërkombëtarë mes viteve 2022 dhe 2025, me mbi 300 raste evakuimesh të rreme dhe dëme që arrijnë rreth 20 milionë dollarë.

Hetuesit thonë se rrjeti përfshinte sherpas (populli indigjen i zonës), kompani turistike, operatorë helikopterësh dhe staf spitalesh, të cilët dyshohet se krijonin simptoma të rreme të sëmundjes së lartësisë përmes ushqimit të manipuluar ose medikamenteve, për të justifikuar “emergjenca” dhe për të faturuar sigurimet ndërkombëtare.

Sipas policisë, faturat shpesh fryheshin duke paraqitur fluturime të veçanta për çdo pasagjer dhe duke përdorur dokumente mjekësore e fluturimi të falsifikuara.

Sipas The Independent, autoritetet thonë se skema ka dëmtuar reputacionin e Nepalit, ndërsa hetimi vijon për të zbuluar përfshirjen e plotë të rrjeti.