Guizhou, zona e parë pilot e të dhënave kombëtare

Dikur e konsideruar si provinca “më e pazhvilluar”, Guizhou e Kinës Jugperëndimore ka bërë përparim të dukshëm, duke nxjerrë mbi 9.2 milionë banorë nga varfëria brenda një dekade deri në vitin 2021. Në vitin 2024, PBB-ja e provincës arriti në 311.6 miliardë dollarë amerikanë, si rezultat i zhvillimit cilësor.

Tani, Guizhou është zona e parë pilot kombëtare e të dhënave të mëdha në vend, duke promovuar këtë industri si shtyllë e zhvillimit ekonomiko-shoqëror vendor me cilësi të lartë. Aktualisht, 47 qendra të të dhënave të mëdha janë ose në ndërtim ose funksionim në të gjithë provincën.

Provinca që kishte zonën më të madhe të shkretëtirëzuar në Kinë, realizoi një pyllëzim prej 63% deri në fund të vitit 2023.

Shumë banorë të pakicës kombëtare kanë përfituar nga zhvillimi i turizmit. Fshati i banorëve të kombësisë Dong në Zhaoxing të provincës, vjet priti mbi 1.02 milionë vizitorë, një rritje prej 63.4%, me të ardhurat nga turizmi që arritën në 1.02 miliardë juanë, një rritje prej 63.8%