Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi një ligj me të cilin Aeroporti Ndërkombëtar Palm Beach do të riemërtohet në “Aeroporti Ndërkombëtar President Donald J. Trump“, pasi Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senati miratuan ligjin muajin e kaluar.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik, pas miratimit nga Administrata Federale e Aviacionit, dhe regjistrimet zyrtare qeveritare dhe hartat do të përditësohen për të reflektuar emrin e ri, raportoi CNN.

Aeroporti gjithashtu do të marrë një kod të ri: “DJT“.

Ligjin e propozoi deputetja Meg Weinberger, e cila më parë këtë vit ndihmoi në zbulimin e “Bulevardit President Donald J. Trump”, pjesë e rrugës që lidh aeroportin me klubin privat të Trump, Mar-a-Lago.

Edhe pse demokratët shprehën shqetësim se familja Trump mund të përfitojë nga ndryshimi i emrit, një zëdhënës i Trump Organization theksoi se presidenti dhe familja e tij nuk do të marrin të drejta autoriale, tarifa licencash ose ndonjë kompensim financiar.

Organizata është e gatshme të sigurojë të drejtën për përdorimin e emrit pa kompensim.

“Qartësojmë, presidenti dhe familja e tij nuk do të marrin asnjë honorar autorial, tarifa licencash ose ndonjë kompensim financiar nga riemërimi i propozuar i aeroportit”, tha Kimberly Benz, drejtoreshë ekzekutive e Organizatës Trump.