Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres do të largohet nga Sportingu. Siç raporton mediumi portugez “A Bola”, suedezi i ka komunikuar vendimin e tij edhe presidentit të Sportingut, Frederiko Varandas dhe se nuk do të kthehet as në stërvitjet e para që do të mbajë skuadra.

Gyokeres, po lidhet me një rikthim në Angli me Arsenalin që është e interesuar për të si dhe Man. Juanjted, në të cilën është ish-trajneri i tij te Sportingu, Ruben Amorim.

Suedezi, këtë sezon ka shpërthyer duke shënuar 54 gola në 52 paraqitje me Sportingun, ku fitoi titullin e kampionit në Portugali, si dhe Kupën./IndeksOnline/

The post Gyokeres i konfirmon largimin edhe presidentit të Sportingut appeared first on Alsat.